Autori i dyshuar i 5 vjedhje të ndodhura në Tiranë, 3 prej të cilave të kryera me dhunë, është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë 40-vjeçari me inicialet A.Sh., por edhe një person që akuzohet si përvetësuesi i sendeve të vjedhura.
Grabitësit i janë sekuestruar një varëse dhe një aparat celular të vjedhur.
Gjatë dokumentimit të plotë ligjor të vjedhjeve të kryera nga 40-vjeçari, ka rezultuar se sendet e vjedhura prej tij i përvetësonte shtetasi R. P., i cili i shiste në dyqanin e tij.
Vjedhjet e dokumentuara:
– Më datë 02.08.2023, ka vjedhur sende personale në një automjet, në rrugën “Ali Demi”;
– Më datë 10.08.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje, në rrugën “Ali Demi”;
– Më datë 11.08.2023, ka vjedhur një ekran (monitor) në një biznes, në Rrugën e Elbasanit;
– Më datë 16.08.2023, i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje, në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një shtetasi, në Rrugën e Elbasanit.