FOTO&VIDEO

I vodhën mbi 500 mijë euro/ “E vetmja që e dinte se ku ishte kasaforta”, akuza e fortë e kryefamiljarit: Pse dyshoj te vajza dhe dhëndri

Teksa grabitja e një shumë të pretenduar nga familja prej 500 mijë eurosh në 2019-ën në Fushë-Milot, kryefamiljari Taf Shabani lëshon akuza të forta për familjarët e tij. I moshuari, pohon se ka shumë dyshime se pas vjedhjes së kësaj shume qëndron familja e burrit të vajzës së saj.

Ai tha për emisionin ‘Uniko’ se vajza e tij dhe dhëndri ishin në dijeni të kasafortës. “Kasaforta ishte në kat të dytë të shtëpisë. Në dijeni të kasafortës ishte vajza ime, Violeta. E ka ditur dhe Vaidi, dhëndri. Kasaforta kishte 15 vite aty.”, tha kryefamiljari. Avokati i familjes, pohon se familja ka dyshime se autor i vjedhjes mund të jetë kunati i vajzës së tyre (vëllai i burrit).

“Ata nuk kanë lënë asgjë. I kanë marrë krejt paret. Edhe letrat e shtëpive dhe të tokës. Më pas letrat i pruri vajza dhe burri i saj 3-4 ditë pas ngjarjes.”, tha kryefamiljari.

Ai tha se dyshimet për vajzën dhe burrin e saj nisën pasi ajo solli dokumentet e shtëpisë dhe të tokës. “Për vajzën dyshova se pruri tapitë e tokës dhe të shtëpive. I la mbi kasafortë. Dhe më pas ikën. I shkova te shtëpia atij vëllait të parë, dhe i thash; ta kam dhënë me zakone. Ta kam dhënë me dasmë. I thash; ‘Ma ka bërë vëllai jot’. Ai më tha; ‘ndaç priti, ndaç vriti. Bëj ça të duash me ta’ tha. I shkova dhëndrit te shtëpia dhe më tha; nuk di gjë. Vajza më thoshte; ku i ke provat?!”, pohoi ai.

Ndërkohë avokati shton se; “Disa persona kanë qarkulluar atë ditë disa herë, targat e tyre duhet të jenë kapur diku në kamera, por nuk janë përfshirë në hetime.”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjetën kaq shumë para, kryefamiljari pohoi se ai bashkë me 3 djemtë kishin punuar në ndërtim në Itali për shumë vite. “Kam qenë bashkë me djemtë në Itali. Kam pasur mbi 18 punëtorë në atë kohë. Merrnim shumë pare. Janë kursime familjare. Kam 3 djem. Të tre i kanë sjell këtu. Unë me dy djemtë e mëdhenj në 2005-2006 punonim shumë në Itali. Në bankë s’i çonim se si bankat në atë kohë. Donim të bënim një dyqan ose një ndërtim, ndaj i kishim ruajtur ato lekë.”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

59 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago