Janë gjetur eshtrat e Nuredin Dvoranit i cili ishte zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit në Kosovë. Eshtrat e tij ishin gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se eshtrat do të rivarrosen sot.
Dvorani ishte zhdukur më 30 prill 1999.
“Nuredin Dvorani, i zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit, është identifikuar dhe do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00 në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit. Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999. Eshtrat e Nuredin Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez, Komuna e Skenderajt dhe tanimë janë identifikuar përmes analizës së ADN-së. Ndërsa sot me kërkesë të familjes do të rivarroset në fshatin Tërstenik, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, thuhet në njoftimin e komisionit.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…