LAJME

“Ideologji të mbrapshta që po na e shkatërrojnë rininë, për llogari të ISIS e Hamas”, Blerim Latifi sqaron statusin e tij

Profesori universitar Blerim Latifi, ka sqaruar një status të tij në Facebook, në rastin e në përvjetorit e nisjes së ndërhyrjes të bombardimeve të NATO’s kundër Jugosllavisë për ta ndalur luftën në Kosovë.

Latifi ka thënë në atë postim se 26 vjet pas luftës ideologjitë anti-perëndimore janë rritur në brezin e ri.

“26 vjet më parë baballarët me lotë në sy puthnin emblemën e NATO’s, e cila po i shpëtonte nga gjenocidi. Sot bijtë e nipat e tyre kanë lëshuar mjekrrat vahabiste dhe nga mëngjesi në darkë shajnë e pshtyjnë NATO’n, Amerikën, Perëndimin. Për llogari të Hamasit, ISIS’it’, të majtës antikapitaliste, të dreqit e t’birit.  Dikush një herë ka thënë: mjafton një brez i keq për ta shkatërruar atë që është ndërtuar me mundin e shumë brezave. Kjo thënie e përshkruan saktë katastrofën e sotme morale të shoqërisë sonë”, ka shkruar Latifi.

Ai e ka komentuar postimin e tij edhe në emisionin “Pressing”. të T7.

“E vërteta është se gjeneratat e reja që janë rritur në periudha të pasluftës dhe nuk e kanë njohur luftën, nuk e kanë përjetu atë që ka ndodhur, në shumë raste janë tregu të pakujdesshëm më mbajtë kujtesën për atë trashëgimi”.

“Gjatë gjithë këtyre viteve ne si shoqëri, institucione, si brez kemi leju në mesin tonë me u rrit ideologji të mbrapshta që e kanë ushqy një urrejtje dhe një kulturë politike anti-perëndimore, anti-amerikane, anti-evropiane”, ka thënë Latifi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago