Igli Tare: Nëse do kisha një vajzë, do e martoja me Milinkovic-Savic

Igli Tare ka opinion shumë pozitiv për Milinkovic-Savic. Në një intervistë të dhënë për “Mozzartsport”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Lazios, duket se e pëlqen shumë mesfushorin serb.

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë”-tha ai.

Më tej Igli Tare shtoi se nëse do të kishte pasur vajzë, do ta kishte martuar me Milinkovic-Savic.

“Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjëherë pas një loje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, dhe ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi”-deklaroi Tare.