Në Spitalin e Prizrenit, një nënë e cila u largua nga Durrësi pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ka sjellë në jetë foshnjen e saj e cila eshte edhe foshnja e parë e nje nene shqiptare ne kete spital.
https://www.facebook.com/TVBESA/videos/2797862640245181/
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
“Lind foshnja e parë në Spitalin e Prizrenit nga nëna e ardhur nga Durrësi pas tërmetit që goditi Shqipërinë”, ka shkruaj Avdaj në Facebook.
Manushaqe Hodha e cila ka lindur djale, tregoi se ka ikur nga Durrësi për shkak të gjendjes së rëndë që ishte në çadra.
“Nga tërmeti, nga gjendja e keqe, jetuam në cadra, pastaj ra prap i dyti u tronditëm familjarisht”, tha ajo.
Një numër i madh i familjeve të prekura nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri janë strehuar në Kosovë. Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh shqiptarësh.