Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori legjendar francez Alain Delon. Lajmi për vdekjen e tij njoftua nga tre fëmijët e tij mëngjesin e kësaj të diele, në një deklaratë të përbashkët për shtyp për AFP.
“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, kanë trishtimin e pamasë për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët e tij. Familja e tij ju kërkon të respektoni privatësinë e tij, në këtë moment zie jashtëzakonisht të dhimbshëm”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ikona e kinemasë franceze dhe ndërkombëtare pësoi një goditje në tru në 2019 dhe jetonte në pronën e tij në Douchy.
Ai e ka njohur vetminë që në fëmijërinë e hershme. I lindur në Sceaux në vitin 1935, Alain ishte vetëm katër vjeç kur prindërit e tij u divorcuan dhe ai iu besua një familje kujdestare, babai i së cilës ishte roje burgu.
“Sa njerëz e dinë që fëmijërinë e kam kaluar në burg? Të paktën në oborrin e burgut të Fresnes – babai im adoptues ishte roje – ku luaja me fëmijët e gardianëve të tjerë”, tha ai në një intervistë në 2015.
Në vitin 2019 Alain Delon mori një Palmë Nderi në Kanë, për të gjithë karrierën e tij.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…