Futbollisti legjendar ukrainas ka qenë një përçues mesazhesh paqeje gjatë kësaj periudhe të vështirë për Ukrainën. Në një intervistë të fundit ai tregon se për pak u vra nga një dron rus.
“Isha shumë afër bombardimeve, rreth dy kilometra nga goditja. Ata goditën një nga gjeneratorët qendrorë elektrikë. Siç e dimë, rusët synojnë infrastrukturën kryesore. Shpërthimi ishte shumë i fortë”.
“Duke shkuar në një zonë lufte, e di që kjo mund të ndodhë. Është një ndjenjë e pabesueshme kur shkon atje. Njerëzit po vuajnë, por ata janë shumë të bashkuar”.
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, si të mbijetojmë dhe e dimë që jemi të bashkuar. Kur të rikthehej energjia elektrike, njerëzit thërrisni miqtë në shtëpi. Ata bëjnë dush dhe ju u japin ushqim. Njerëzit bashkëpunojnë”, ka thënë 46-vjeçari Shevchenko për Sky Sports.
Shevchenko ditët më të mira të karrierës së tij i kaloi tek Milani dhe në vitin 2004 u shpall lojtari më i mirë në botë. Ai tregon për planin e tij se si do ta ndihmojë Ukrainën.
“Me ambasadorin amerikan dhe boksierin ukrainas Oleksandr Usyk, biseduam se si të ndihmojmë popullin ukrainas. Ne po fillojmë një projekt të ri për të mbledhur fonde për njerëzit që kanë nevojë për gjeneratorë elektrikë”.
“Më të rëndësishmet janë spitalet dhe qedrat spitalore në terren, operacionet për fëmijë dhe ushtarë. Duhet t’u japim njerëzve një shans për të shpëtuar jetë”, ka thënë Shevchenko.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…