Ilir Meta e ka në terezi. Fluturon” drejt Skocisë për qejf, feston fitoren e Celtic mes ultrasve

Presidenti Ilir Meta, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë se e ka në terezi, as për dashurinë për ekipin skocez Celtic FC., ishte i pranishëm sot në ndeshjen Celtic-Ferencvaros, të vlefshme për grupet e Europa League.Ai ka udhëtuar drejt Glasgoë-t, për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” sfidën që përfundoi me shifrat 2-0 për skocezët.

Kreu i shtetit ka postuar në rrjetet sociale video, teksa shfaqet me shallin e ekipit skocez në duar, duke kënduar “You’ll Never Walk Alone”.