Shtetasi serb Sasha Zlatkoviq është ndaluar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndëretnik.
Ai u kap më 24 korrik në pikëkalimin kufitar Merdare, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën fyen logon e UÇK-së dhe nënat shqiptare.
Me urdhër të prokurorit të Pejës, Dorjan Juniku, Zlatkoviq u ndalua gjatë përpjekjes për t’u larguar nga Kosova.
Falë veprimeve të shpejta operative nga Policia e Deçanit, u mblodhën provat e nevojshme që çuan në arrestimin e tij.
Siç raporton portali lokal Njeshi, pas ndalimit për 48 orë, Zlatkoviq pranoi vërtetësinë e video-xhirimit para prokurorit dhe më pas doli përballë Gjykatës Themelore të Pejës.
Prokurori Juniku, duke iu referuar Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoi masën e paraburgimit për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, e cila u miratua nga gjykata.
Zlatkoviq do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa çështja e tij është deleguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…