Fehim Dragusha, do të dëbohet nga Zvicra, në të cilin shtet ka 10 vite si imam. 37 vjeçarit, i cili shkoi me leje në Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, nuk iu vazhdua leja e qëndrimit, me dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-gruas që është nga Singapori.
Imami ka njoftuar se e diela do të jetë dita e fundit si ligjërues në xhaminë “Xheneti” në St. Gallen, në të njëjtën kohë edhe dita e tij e fundit në Zvicër.
“Pas vendimit te Gjykatës Federale, unë duhet ta lëshoj Zvicren derisa kjo çështje të përfundoj në Gjykatën e Strasburgut, për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicres, duke mos pasur asnjë padi në Polizi dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka njoftuar Dragusha, përcjellë Indeksonline.
Dragusha ndër të tjera ka thënë se ky vendim për dëbimin e tij ishte temë e politizuar dhe se ai do pres deri në vendimin e fundit nga Gjykata e Strasburgut.
Në një intervistë të bërë me Indeksonline, imami kosovar, pati mohuar akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur ato të pabaza, derisa ka theksuar se të gjitha këto ish-gruaja e tij i ka bërë për shkak të xhelozisë dhe hakmarrjes.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…