Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhër arreste

Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme (8 dhjetor) 15 udhër-arreste, ku disa prej të cilëve janë ekzekutuar dhe disa janë ende në kërkim. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht listën emrave për urdhër arrestet!

Konkretisht është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për:
1- Lefter Kokën (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, aktualisht në burg)
2- Alqi Bllakon (I dënuar nga GJKKO, për inceneratorin e Fierit, aktualisht në burg)
3- Mirel Mërtirin (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit )
4- Klodian Zoton (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit)
5- Erjon Muratajn
6- Bledar Karoli
7- Taulant Tusha (drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, u vetëdorëzua)
8- Namik Simixhiu
9- Jetmir Llapaj
10- Pëllumb Abeshi (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, aktualisht në burg)
Është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’:
11- Alba Thoma
12- Valbona Ballgjini
13- Sidita Kopliku
14- Etleva Kondi
15- Sidita Tola.

Operacioni është në vijim.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Kujtojmë se më 25 shtator u dha vendimi për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO tha vendimin më 5 tetor, duke dënuar ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion e shpërdorim detyre.