BREAKING NEWS

Në Ulqin do vendoset monumenti i Skënderbeut. Lufta për të shkruajtur në shqip emrin, dhe jo në serbisht “Đurađ”

Ulqin/Mediat malazeze kanë publikuar lajmin se Ministria e Kulturës i dha miratimin Komunës së Ulqinit për vendosjen e monumentit të Gjeregj Kastrioti Skenderbeg në rrethrrotullimin e bulevardit që mbante emrin e heroit kombëtar shqiptar.

Kryetari Ljoro Nrekiç e konfirmoi lajmin, duke theksuar se Ministria ka aprovuar ndërtimin e një monumenti prej bronzi, një metra e gjysmë të lartë, në një bazament prej tre metra e gjysmë. Këshilltarët bashkiakë të Ulqinit kishin propozuar vendosjen e monumentit me një lartësi 5 metra. Projekti është korigjuar disa gerë në lidhje me madhësinë e tij deri sa Ministria e Kulturës e drejtuar nga Aleksandar Bogdanoviç, morri vendimin e fundit. Për herë të parë, Nrekic mori miratimin nga Ministria e Kulturës për propozimin për programin dhe ndërtimin e monumentit për Gjergj Kastrioti, por asambleja vendase miratoi vendimin e paraqitur me emrin e plotë të heroit – Gjergj Kastriot Skenderbeg. Inspektori i Trashëgimisë Kulturore Veselin Krstiçeviç atëherë urdhëroi asamblenë të miratojë një project të ri i cili do të ishte në përputhje me vendimin e korrikut 2018 të Ministrisë së Kulturës.

“Komuna e Ulqinit mund të miratojë Programin për ngritjen e një memoriali duke ndërtuar një monument të heroit legjendar dhe udhëheqësit ushtarak Gjergj Kastrioti vetëm brenda pëlqimit të dhënë”, shkruan në vendimin e nënshkruar nga Bogdanovic në atë kohë.
Ai sqaroi në shpjegimin e tij se Nrekiç paraqiti për herë të parë një propozim për një program që nuk përputhej plotësisht me Ligjin për Përkujtimet. Ai sqaroi se, kur bëhet fjalë për figura të spikatura, ligji në thelb përcakton që, përveç shpjegimit të arsyeve të ngritjes së memorialit, duhet të lihen formulime të panevojshme për përmbajtjen e programit.

Në mars, Ministria nxori një vendim për aprovimin e ndryshimeve në programin për ngritjen e përmendoreve, që kishin të bënin me fshirjen e fjalës “Đurađ” dhe shtimin e fjalës “Skenderbeg” pas fjalës “Kastrioti”. Në fund të muajit tetor, parlamenti vendor miratoi propozimin e programit, në mënyrë që Ministria të aprovonte kërkesën e Nrekic në fillim të nëntorit.

Propozimi i ri, bazuar në projektin e arkitektit Shpetim Marai nga Ulqini, ndër të tjera, thekson se fronti në piedestalin e monumentit do të shkruhet në gjuhën shqipe “Gjeregj Kastrioti Skenderbeu 1405-1468” dhe gjuhën malazeze “Gjerg Kastrioti Skenderbeg 1405-1468”. Afati i ngritjes së monumentit është marsi i këtij viti, ndërsa paratë do të sigurohen nga diaspora shqiptaro-malazeze e bashkuar në fondacionin Simon Filipaj me OJQ-në Don Gjon Buzuka, i cili është iniciatori i projektit.
Monumenti do të jetë një kopje e një monumentit ekzistues në Tiranë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago