Pamje jo fort të zakonta janë bërë virale në rrjetin social “X”, ku presidenti francez, Emmanuel Macron shihet duke o goditur nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.
Gjithmonë sipas pamjeve, kur dera e avionit i cili ateroi në Vietnam hapet, kamerat kapën momentin kur Brigitte goditi burrin e saj.
Lidhur me këtë incident për të cilin ka shumë reagime në “X”, nuk ka asnjë deklaratë nga presidenca franceze, e as nga vetë çifti.
Nuk dihet ende se çfarë saktësisht ka ndodhur, ose thënë ndryshe, nëse ajo që shihet në pamje është vërtetë goditje.