Komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi, pas infektimit me koronavirus. Mësohet se gjendja e tij është e rënduar dhe është nisur drejt Turqisë me Charter.
Në vendin tonë është shënuar rritje e rasteve të reja me koronavirus, ndërkohë që sot nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 274 raste të reja, duke shënuar ulje të lehtë në krahasim me dje, kur u regjistruan 284 raste, ndërsa janë shëruar 46 persona.