Të thyhet zemra teksa këtë burrë të moshuar në ishullin Evia në Greqi dhe reporteren e televizionit “OPEN” ndërsa qajnë të përqafuar.
Gazetarja e “OPEN” Eulambia Revi shkon në frontin e zjarrit dhe bisedon me një banor të moshuar të Galatsona-s, që është përfshirë nga flakët.
Ajo përpiqet ta bindë të moshuarin të largohet nga zona, por ai nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e tij e pambrojtur. I moshuari mezi dëgjohet pasi i ka ikur zëri për shkak të tymit që ka mbytur zonën. Gazetarja kërkon me dëshpërim që t’i japë maskë për ta mbrojtur nga problemet e frymëmarrjes me të cilat po ballafaqohet.
“Unë nuk mund të flas. Kam që në mesditë që hedh ujë në shtëpi. Nuk fle. Kam frikë për shtëpinë, jo për veten.”, thotë ai dhe gazetarja i përgjigjet:” Po, por duhet të largohesh, ke probleme me frymëmarrjen.” Dhe ai i përgjigjet: “Dhe ku të shkoj?”
Gjyshi shpërthen në lot duke e falënderuar dhe përqafuar, ndërsa gazetarja e përqafon po ashtu, të dy duke qarë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…