LAJME

Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit

Shefja e re e Bankës Qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan, ka thënë se është përjashtuar prej tregut të patundshmërisë në Stamboll, për shkak të inflacionit, prandaj ka vendosur të jetojë me prindërit.

“Nuk kemi gjetur shtëpi në Stamboll. Janë tmerrësisht të shtrenjta. Jetoj tani me prindërit e mi”, ka thënë 44-vjeçarja, e cila e ka marrë pozitën në qershor, pas dy dekadave që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Erkan ka punuar më parë në kompani të mëdha amerikane si Goldman Sachs dhe Bankën First Republic – dhe tani ka synim që të luftojë rritjen e çmimeve.

“A është e mundshme që Stambolli është më i shtrenjtë se Manhatani?”, ka pyetur ajo.

Inflacioni në Turqi tani ka arritur në 61 për qind.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, besohet se ka ndihmuar në rriten e inflacionit, përmes vendimeve që ka marrë, mirëpo është zotuar se ekipi i ri i ekonomistëve, me përvojë në SHBA, do ta luftojë krizën ekonomike.

Për ta luftuar zemërimin në rritje, zyrtarët kanë marrë vendim që qiraja të mos rritet më shumë se 25 për qind, ndonëse ekspertët besojnë se diçka e tillë vetëm ka krijuar tensione të reja, pasi pronarët po dëbojnë qiraxhinjtë, ashtu që të gjejnë banorë të ri, me çmime të reja të banesave./ REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

4 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

12 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

12 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

12 orë ago