LAJME

Insiston Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë:Dje Sabit Geci është konvertuar dhe ka ndërruar emrin

Ditën e sotme, Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, është konvertuar në fenë katolike.

Në postim thuhet se Geci është pagëzuar dhe ka ndërruar emrin nga Sabit në Kastriot.

Pas njoftimit të tyre, Geci në një prononcim për Gazetën Express e ka mohuar këtë, dhe është shprehur se është vetëm një shaka.

Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.

“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla”, tha ai.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranoi se do të donte ta kishte një emër shqip dhe se këtë ua ka thënë edhe të pranishmëve në kishë, por tha se s’ka arsye ta ndërrojë tash.

“Jo more vëlla, emrin as s’e ndërroj, se unë nuk jam fetar fare. Unë nuk kam nevojë me e ndërru fenë kur nuk jam fetar. Unë emrin s’e ndërroj me ma dhanë botën, se e kam emrin që ma kanë lanë baba e nana”, tha ai.

Ai ka pranuar se do të donte ta kishte një emër shqip dhe se këtë ua ka thënë edhe të pranishmëve në kishë, por tha se s’ka arsye ta ndërrojë emrin tash.

Pas kësaj, Paparaci ka kontaktuar me Famullinë, të cilët përmes telefonit kanë demantuar fjalët e Gecit.

Siç është paraqitur në telefon, prifti është shprehur se dje Sabit Geci është konvertuar dhe ka ndërruar emrin.

“Po është e vërtetë që dje me datë 28.11.2023, Sabit Geci është konvertuar në kishën e Llapushnikut”, janë shprehur nga Famullia

Poashtu, në fotografinë e publikuar nga Famullia, vërehet se Geci ka rreth qafës një shall, ku shkruan “Pagëzimi”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago