Shanset për të rikuperuar trupat e 5 pasagjerëve që ishin në bordin e nëndetëses së vogël që shpërtheu në ujërat e thella të Altantikut, aty ku ndodhen dhe mbetjet e “Titanik”, janë të paqarta.
Për momentin nuk ka asnjë përgjigje zyrtare ndaj “shpërthimit katastrofik” dhe ekipet e shpëtimit do vazhdojnë punën për t’i gjetur, ka deklaruar roja bregdetare amerikane.
“Situata në thellësitë e oqeanit është e pabesueshme dhe e pafalshme. Copëzat e gjetura janë pasojë e shpërthimit katastrofik të nëndetëses. Ne do të vazhdojmë kërkimet në thellësi, por për momentin nuk kam përgjigje sa i takon shanseve për gjetjen e trupave”, tha Admiral John Mauger, nga Roja Bregdetare amerikane.
Media të ndryshme amerikane raportuan se një instrument “top secret” i marinës së Shteteve të Bashkuara, i projektuar për të monitoruar nëndetëset, kishte regjistruar sinjale akustike, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i nëndetëses.
Pasagjerët e mjetit ishin miliarderi britanik Hamish Harding, dy persona atë e bir të një prej familjeve më të pasura të Pakistanit, piloti Stockton Rush dhe eksperti i “Titanikut”, Paul Henri Nargeolet.
I pyetur nga BBC lidhur me ngjarjen, James Cameron, regjisor i filmit “Titanik” të vitit 1997, i cili kreu 33 zhytje në gërmadhat e anijes, deklaroi se dyshonte se zhdukja e nëndetëses do të përfundonte në katastrofë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…