POLITIKE

Intelektuali i njohur serb Filip David: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Shkrimtari dhe intelektuali i njohur serb Filip David ka deklaruar për televizionin N1 se për atë se shumë herë ka thënë publikisht se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të arrijë marrëveshje me Prishtinën për qëndrimin e serbëve atje dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore serbe – është ekspozuar sulmeve verbale.

“Përse ti përzihesh”, “mërzitu ti për ngjarjet në Izrael me Palestinën”… Kjo është shumë e shëmtuar, unë megjithatë jam qytetar i Serbisë. Është aq e qartë se Serbia në çështjet kyçe po vonohet, edhe atë gjithmonë në dëm të vet”, ka thënë David, i cili është me prejardhje hebraike.

Ai ka vlerësuar se Brukseli me Aleksandar Vuçiqin po kapet për kashte, ashtu si ka bërë edhe me qeverinë e kaluar, e cila ndryshe ka folur në botën e jashtme e ndryshe në Serbi.

Presidenti Vuçiq, përkujton David, vazhdimisht flet për atë se konflikti i ngrirë është i keq, por asgjë konkretisht nuk propozon që problemi të zgjidhet. Përkundrazi, pushteti po i kontrollon tabloidet të cilët po kryejnë propagandë masive se Kosova nuk guxon të dorëzohet sepse ky do të ishte shkatërrimi ynë, tregon David.

“Këtu shohim se sa është kjo politikë jo e sinqertë. E di këtë prej eksperiencës, mjaftojnë 15 ditë të thoni se njohja e Kosovës nuk ka alternativë, dhe do të pranohet ky qëndrim, dhe presidenti do të bëhet hero i cili ishte i gatshëm ta presë nyjën. Ju kujtohet Dejtoni – para tij flisnim se lufta nuk ka alternativë, e pas Dejtonit menjëherë doli propaganda se paqja nuk ka alternativë. Shumë shpejtë u pranua edhe kjo”, përkujton David.

Por, edhe pjesa më e madhe e opozitës ndaj regjimit të Vuçiqit po angazhohet për “konflikt të ngrirë”, gjegjësisht për ruajtje të “status quos”. David thotë se pikërisht ky qëndrim, si dhe ftoftësia ndaj çështjes së integrimit në BE, ishte arsyeja e distancimit të tij nga një pjesë e opozitës të tubuar në Lëvizjen për Serbi.

David ka deklaruar se “me gjithë zemër është për opozitën dhe kundër këtij regjimi”, por për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Kosovës dhe integrimit në BE është distancuar nga një pjesë e opozitës. Nuk pajtohet as me vendimin e LpS për bojkot të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago