LAJME

Inteligjenca Artificiale krijon imazhin e Jezu Krishtit

Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, studiuesit italianë kanë arritur të krijojnë imazhin e Jezu Krishtit.

Rikrijimi i imazhit është bërë bazuar në Qefinin e Torinos ose Qefinit të Shenjtë, që është një copë pëlhure prej liri që përmban një imazh të zbehtë të fytyrës së një njeriu, që për komunitetet fetare është Jezu Krishti, ndërsa për shkencëtarët është thjesht imazhi i një njeriu.

Por të dhënat e reja shkencore të bëra nga studiuesit italianë, kanë dalë në konkluzion se kjo pëlhurë e quajtur “Qefini i Torinos” daton që nga koha e Jezu Krishtit rreth 2000 vite më parë, duke konfirmuar hipotezën se ndoshta imazhi i përket realisht Jezu Krishtit.

Më pas, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, bazuar në këtë copë pëlhure, studiuesit italianë krijuan imazhin e Jezu Krishtit.

Qefini i Torinos është mbajtur në Katedralen e Torinos në Itali që prej vitit 1578. Ajo është një pëlhurë me përmasa 4.3 metra e gjatë dhe 1.1 metra e gjerë.

Në këtë copë pëlhure liri është shtypur imazhi i një burri me mjekër dhe besohet se i përshtatet një trupi që është kryqëzuar dhe plagosur, që për komunitetet fetare është Jezu Krishti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago