Forcat ruse që përparojnë drejt Kievit nga verilindja janë në këmbë, me shumicën e forcave të vendosura më shumë se 25 kilometra nga qendra e qytetit, sipas një vlerësimi të ri nga inteligjenca ushtarake britanike.
“Beteja të ashpra po zhvillohen në veri të Kievit”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.
“Forcat që përparojnë nga drejtimi i Hostomelit në veriperëndim janë zmbrapsur nga rezistenca e ashpër ukrainase”, thuhet në vlerësim.
“Pavarësisht mungesës së progresit, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak dhe përpjekja e rusëve për të rrethuar qytetin në javët e ardhshme do të jetë një prioritet”, thuhet në vlerësim.
Kujtojmë, sot është dita e 26-të e pushtimit rus të Ukrainës.
Mbrëmë, rusët goditën me raketa një lagje banimi të Kievit, ku ndodhet qendra tregtare. Kryebashkiaku Vitali Klitschko, një ish-kampione botë në ring, konfirmoi informacionin se Kievi është sërish nën zjarr të fortë dhe për ta përkeqësuar situatën, qendra tregtare e përmendur ndodhet në një vendbanim plot me ndërtesa banimi, kështu që mund të priten dëme të konsiderueshme materiale.