Ministria e Punëve të Brenndshme e Turqisë nëpëmjet një njoftimi ka bërë të ditur se janë deportuar dy shtetas të Kosovës, luftëtarë të huaj terroristë.
Në deklaratë thuhet se vazhdojnë deportimet e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre, njofton Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.
Çështja e trajtimit të anëtarëve të ISIS-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se deri më tani Turqia ka deportuar 7 mijë e 500 anëtarë të DEASH-it, duke shtuar se aktualisht në burgjet turke ndodhen 1 mijë e 149 terroristë të ISIS-it.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…