SPORT

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Orët e fundit te Interi po qarkullon ideja e largimit të Kristjan Asllanit, kjo në dy forma. Shanset janë të mëdha që mesfushori i Kombëtares të kalojë në huazim te Bologna, ose zikaltërit të përdornin Asllanin për të ulur çmimin e Santiago Castros (25 mln euro) po nga Bologna.

Sipas ‘Il Resto del Carlino’, presidenti i Bolognas, Joey Saputo ka dhënë dakordësinë e investimeve në afatin kalimtar të janarit për të përmirësuar skuadrën italiane dhe për të bërë mirë në Evropë në një moment të favorshëm për skuadrën.

Mes objektivave është edhe një mesfushor, duke qenë se Aebischer dhe El Azzouzi nuk japin garanci fizike pas ndalesave të gjata dhe Moro dhe Urbanski mund të largohen.

Për këtë arsye, përveç profilit të Arthur Melo nga Juventusi pëlqehet edhe Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi është një emër shumë i mirëpritur për Bolognan, veçanërisht nëse Interi do të ishte i hapur për një huazim. Një hipotezë e cila megjithatë duket mjaft e ndërlikuar për momentin, sidomos me këtë formulë.

Por ajo me kuqeblutë është një linjë e drejtpërdrejtë që zikaltërit do ta lidhnin me dëshirë, gjithashtu për të diskutuar për Santiago Castro, një talent që është i njohur për Interin. Dy sugjerime që mund të kryqëzohen dhe të takohen në të ardhmen, ndoshta me një lëvizje për vetë Asllanin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago