FOTO&VIDEO

Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do të përdoren në New York

Një histori filmash, në kohë koronavirusi, por pa dyshim edhe një motiv mburrje për shqiptarët që banojnë në Amerikë, dhe jo vetëm.

Një nga diskutimet më të mëdha në shtetet e Bashkuara dhe në vendet e goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit është mungesa e maskave, sidomos pas rekomandimeve të reja të OBSH-së mbi rrezikun e pacientëve asimptomatikë.

Këtu fillon historia e mjekes Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e evidentuar nga një reportazh i televizionit amerikan ABC News. Ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.

Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen. Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve në Politeknikum dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.Projekti i pëlqeu aq shumë Danny Lax, pronarit të firmës ku Libohova punon, Clear Vu, që ndër të tjerat merret me ndriçimin me LED të metropolitanes së Nju Jorku, sa që ata kanë filluar të prodhojnë 200 të tilla në ditë, duke arritur në fund të muajit 100 mijë maskat në ditë. Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut i drejtuar nga guvernatori Cuomo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago