BREAKING NEWS

Irani sulmon Izraelin: Kjo është hakmarrje për vrasjen e Nasrallah

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Irani goditi me afro 180 raketa balistike Tel-Avivin, duke detyruar banorët izraelitë të futën në strehimore, shkruan A2 CNN. Sulmet e Iranit vijnë si hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban dhe vrasjen e liderit të kësaj organizate, Hassan Nasrallah. 

Alarmet u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthimet u dëgjuan në Jerusalem dhe në luginën e lumit Jordan. Garda Revolucionare e Iranit tha se Irani kishte lëshuar dhjetëra raketa në Izrael dhe se nëse Izraeli hakmerrej, përgjigja e Teheranit do të ishte “më dërrmuese dhe shkatërruese”.

Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se urdhri për lëshimin e raketave në Izrael ishte bërë nga lideri suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei. Nga ana e tij, sipas Gardës Revolucionare Iraniane, Khamenei mbetet në një vend të sigurt.

“Irani tani është në gjendje lufte”. Kështu deklaroi Ministria iraniane e Inteligjencës, duke paralajmëruar se Teherani do të përballet me vendet që mbështesin Izraelin.

Sakaq, mësohet se disa nga raketat iraniane të lëshuara drejt Izraelit u kapën nga sistemet anti-raketë amerikane të vendosura në rajon, përpara se të arrinin në qiellin e shtetit hebre, dhe jo nga Kupola e Hekurt izraelite. Kjo është bërë e ditur nga burime amerikane të cituara nga BBC. Sipas një zyrtari të mbrojtjes amerikane, shkatërruesit e marinës amerikane në Detin Mesdhe lindor kapën raketa balistike iraniane gjatë lëshimit të së martës. Ushtria izraelite bën me dije se nga sulmet iraniane nuk pati të lënduar. Si kundërpërgjigje, zëdhënësi i Ushtrisë izraelite deklaroi se sulmi iranian do të ketë pasoja.

“Izraeli ka plane për t’u kundërpërgjigjur ndaj sulmit raketor të Iranit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të operojmë në vendin dhe kohën që vendosim. Disa raketa iraniane të gjuajtura në Izrael të martën mbrëma kishin ndikim të drejtpërdrejtë në Izraelin qendror dhe jugor. Ne jemi gati për ta. Ne kemi plane dhe do të operojmë në vendin dhe kohën që vendosim”, deklaroi Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, në frontin tjetër të Izraelit, videot e shfaqura nga mediat ndërkombëtare në Gaza tregojnë banorët të cilët brohorasin ndërsa raketat iraniane fluturonin mbi Izrael. Shtetet e Bashkuara kanë reguar nëpërmjet Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ai i tha homologut të tij izraelit Yoav Gallant se Uashingtoni kishte “rritur gatishmërinë e forcave” në rajon në pritje të sulmit iranian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

21 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago