Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me kryesinë e LDK-së, ka mbajtur konferencë për media.
I pyetur rreth çështjes se pse nuk është e ftuar Vjosa Osmani në takim, pasi kjo e fundit deklaroi publikisht se nuk është ftuar, Mustafa tha se LDK-ja i di qëndrimet e saj dhe nuk ka nevojë të marrë pjesë në takim.
“Vjosa Osmani i ka shprehur publikisht qëndrimet e veta. Ajo është deklaruar kundër mocionit si dhe kundër koalicionit me AAK-në dhe Nisman. Ne i dimë qëndrimet e saja dhe nuk kam pasur nevojë të marrë ndonjë qëndrim tjetër prej saj”, u shpreh Mustafa.