POLITIKE

Isa Mustafa: Pacollit duhet t’i mundësohet kthimi nga Zvicra

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar që kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit të ju mundësohet që të kthehet në Kosovë. Për Gazetën Express, Mustafa ka bërë të ditur se bisedimet për koalicionin po shkojnë mirë, e po i zhvillon kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Deri më tani, sipas tij ende nuk është vendosur për ndarje të ministrive brenda Lidhjes Demokratike.

I propozuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka disa ditë që po i vazhdon bisedimet me partitë me të cilat po tentojnë formimin e koalicionit të ri qeverisës.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express, lideri i LDK’së, Isa Mustafa, që ka shtuar se bisedimet për koalicionin janë duke shkuar mirë.

“Bisedat po i zhvillon kandidati ynë për Kryeministër, z. Hoti. Jam i informuar qe po shkojnë mirë”, ka deklaruar kreu i Lidhjes Demokratike.

Ani pse në media tashmë janë publikuar disa prej emrave potencial për ministra, lideri i LDK’së, tha se deri më tani nuk ka diçka të re për ndarje të ministrive. Për to, sipas tij do të vendoset në mbledhje të kryesisë së partisë.

“Deri tani asgjë nuk ka për ndarje te ministrive brenda LDK-së. Për to do të vendosim në Kryesi të LDK-se, sipas propozimit inicial te kandidatit për kryeministër”, ka deklaruar ai.

LDK pritet që këto ditë të mblidhet për të finalizuar listën e emrave që do të propozojnë në dikastere.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë thirrje që t’i mundësohet kthimi në vend, liderit të AKR’së, Behgjet Pacollit. Me AKR’në, Mustafa tha se mund të punojnë së bashku.

“Sa i përket z. Pacolli, atij duhet ti mundësohet kthimi në Kosovë si deputet dhe përfaqësues i popullit. Ne e llogarisim AKR-ne si subjekt me të cilin edhe në pikëpamje programore por edhe në aspektin e filozofisë ekonomike mund të punojmë bashkë”, ka deklaruar ai.

Kjo deklaratë e Mustafës vjen pasi që sot gjatë ditës kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka marrë leje për t’u kthyer në Kosovë. Deri më tani, partia e tij nuk ka dhënë sinjale se mund të bëhen pjesë e koalicionit të ri.

Pas kërkesës së tij në Ministri të Infrastrukturës, ka reaguar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia që tha se Pacolli do të futet dy javë në karantinë, nëse hyn në territorin e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

9 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

20 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago