KRYESORE

Isa Mustafa reagon për fushatën e VV ndaj LDK-së: Jezu Krishti do të thoshte: Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja po e ruan Republikën e Kosovës, për dallim nga, siç ka thënë ai, Lëvizja Vetëvendosje “e cila ka agjenda kundër shtetit dhe LDK-së”.

Mustafa, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka deklaruar se militantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një fushatë të orkestruar ndaj strukturave të LDK-së.

Mustafa u ka bërë thirrje zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të ruajnë gjakftohtësinë përball akuzave të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës:

Të dashur miq,

Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet një fushatë e orkestruar kundër LDK-së dhe strukturave të saj drejtuese.

Jezu Krishti do të thoshte: Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. E Ibrahim Rugova sigurisht do të shtonte: Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.

I vëmendshëm për situatën në të cilën ndodhemi shkaku i pandemisë, ju drejtohem me lutjen për ta injoruar këtë propagandë, që përveç se përhapë të pavërteta, tenton të krijoj përçarje në këtë kohë të vështirë për qytetarët e vendit tonë.

Vendimet e LDK-së, si gjithmonë, janë në të mirë të LDK-së, dinjitetit të saj, në të mirë të Kosovës dhe në funksion të ruajtjes së raporteve të Kosovës me partnerët tanë amerikanë dhe me vendet e BE-së.
Duke mos dashur të ngarkojmë qytetarët e Kosovës në këtë kohë kur të gjithë po ballafaqohemi me armikun e shëndetit dhe jetës sonë, ne nuk po ua kthejmë me të njejtën formë sulmet që po na bëhen si LDK.
LDK-ja, si gjithmonë, do ta ruaj nivelin e saj të komunikimit korekt me qytetarët dhe me oponentët politik.
Jo sepse nuk jemi më të zotët se ata që na sulmojnë. Por, sepse jemi të bindur se kështu i kontribuojmë unitetit të kombit dhe qytetarisë që përpiqemi ta kultivojmë.

Kërkoj nga bashkëpunëtorët e mi në LDK që në paraqitjet e tyre publike, në media apo përmes rrjeteve sociale, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i kontribuojnë menaxhimit sa më të mirë të gjendjes në të cilën ndodhemi.
Nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në institucionet qendrore dhe lokale, pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqohen, kërkoj të jenë në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht çdo lloj përkatësie që mund t’i takojnë.
Me shpresën për mirëkuptim, besoj që pajtohemi se në këtë situatë, ne duhet të ruajmë unitetin e LDK-së dhe të mos lejojmë që agjendat kundër LDK-së dhe kundër interesave të Kosovës të mundin të vërtetën për ne, për Kosovën dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes dhe kultivimit të raporteve speciale të Kosovës me SHBA-të dhe aleatët tjerë të Kosovës.
LDK-ja ka ditur gjithmonë ta ruaj veten dhe Kosovën nga agjendat e dëmshme.
Ndaj ju ftoj që edhe këtë herë ta bëjmë detyrën tonë.
Kosova është atdheu ynë i shtrenjtë.
Kosova është e sigurt vetëm kur LDK-ja është e fortë dhe e udhëheqë atë. Me njerëzit e saj të mirë dhe me miqtë e saj të dëshmuar.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Shpresoj ta kalojmë këtë pandemi, me kujdes, durim dhe besim në Zot.
Me angazhimin tuaj të përkushtuar, LDK-ja do ta kaloj edhe këtë stuhi e do t’i ndihmoj Kosovës të imunizohet prej virusit të përçarjes dhe ta shpërthej izolimin e saj prej botës.
Besoni.
Ka shpresë.
LDK-ja është shpresa e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago