POLITIKE

Ish-ambasadori i Holandës: Qasja e Perëndimit ndaj Kosovës, krejtësisht e pabalancuar

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në magazinën “Lajmet e fundit” ka folur për situatën në veri të Kosovës, që ende mbahet si e tensionuar.

Lidhur me këtë, ambasadori Bosch tha se situata është serioze duke folur për historikun e krijimit të një tensioni të tillë, duke filluar nga targat e deri te tërheqja e serbëve nga institucionet shtetërore në veri të vendit.

Tutje, ai foli për zgjedhjet lokale, që serbët nuk morën pjesë se ishin të kërcënuar, duke mundësuar zgjedhjen e kryetarëve me 3-4%, që edhe ndërkombëtarët të kërkojnë që kryetarët të shkojnë në objekte alternative.

“Personalisht mendoj se nuk është normale, por në anën tjetër nuk duan që të lejojnë një përshkallëzim të mëtejmë”, deklaroi Bosch, duke shtuar se këshilla e tij është që të dëgjohen miqtë e Kosovës, ndonëse shprehu ndjesinë që nuk është e drejtë, por, shtoi ai, jeta asnjëherë nuk është e drejtë.

Tutje ai shprehu brengën se ka pasur presion mbi Kosovën, por që shtoi se tani po bëhet presion edhe mbi Vuçiqin.

“Por një gjë nuk e kuptoj pse kaq shumë presion veçanërisht mbi Kosovën e jo aq shumë mbi Serbinë, spese kemi pasur Marrëveshjen e Ohrit, që është një marrëveshje shumë e mirë, por që mosnënshkrimi i Vuçiqit m’u duk i çuditshëm”, deklaroi Bosch, duke shtuar se Vuçiq hodhi poshtë çështjen e njohjes ‘de facto’, që asnjëherë nuk u mor ndonjë koment nga Bashkësia Ndërkombëtare “dhe në këtë rast, Vuçiqi është fajtori”.

“Qaja e Perëndimit ndaj Kosovës është krejtësisht e pabalancuar”, tha ndër të tjera, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ambasadori Bosch, duke folur për situatën aktuale në veri të vendit, veçmas për shpërthimet me bomba, etj., tha se Vuçiq, akuzon Kurtin se dëshiron luftë, ndërsa ai, mbase nuk dëshiron luftën, por ka dikush atje që e dëshiron atë, dikush që mund ta ketë mbështetjen e Rusisë.

Më tej, ai foli edhe për idenë e kryeministrit Rama , për të cilin tha se sikur ai ka shumë që mendojnë në Perëndim, se alternativa ndaj Vuçiqit mund të jetë edhe më e keqe, duke aluduar te njerëzit që kanë destabilizuar para 6 vjetësh Malin e Zi.

Për veriun e Kosovës, ish-ambasadori Bosch tha se edhe pse me autonomi apo gjysmë autonomi, ata duhet të jenë në kuadër të shtetit të Kosovës.

Bosch: Asociacioni duhet të themelohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese

Lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, tha se ai asociacion duhet të themelohet, derisa përmendi edhe letrën e Mogherinit, që ky asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive e të mos e shkel Kushtetutën.

Sipas tij, duhet përpiluar një draft-statut në përputhje me Gjykatën Kushtetuese, teksa përmendi edhe modelin e propozuar nga kryeministri Kurti për modelin kroat, por edhe me propozimin e kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama.

Bosch: Ndarja e Kosovës nuk mund të pranohet

E, lidhur me rrezikun e ndarjes së Kosovës, Bosch, tha se ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e marrëveshjes dhe që veriu i takon Kosovës.

Ndërkaq në pyetjen se serbët do të shpallin autonominë në vigjilje të festës së Vidovdanit, për të cilën kanë paralajmëruar edhe presidenti Vuçiq, ish-ambasadori Bosch u shpreh se nuk do të ketë mundësi dhe që nuk mund të pranohet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago