Nuk ka asnjë dyshim që në vizitën e tij në Beograd kancelari gjerman Olaf Scholz do të kërkojë nkohjen e Kosovës nga Serbia, ka thënë ish-ambasadori serb në Berlin, Ognjen Pribicevic.
“Do të ketë këmbëngulje që vendete e Ballkanit, veçanërisht Serbia, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sa më shpejtë, dhe fakti është se Shtetet e Bashkuara kanë edhe fuqi edhe interes dhe do ta shtyjnë këtë proces dhe vendet e Ballkanit në BE”, ka thënë Pribiçeviç, raportoi Danas.
Scholz në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte deklaruar se përparimi në dialog mes dy vendeve është i rëndësisë së madhe sa i përket paqes dhe stabiliteti të Evropës Juglindore.
Njohja e Kosovës nga Serbia është gjithsesi pjesë e dialogut për normalizim tëmarrëdhënieve mes dy vendeve, kishte deklaruar kancelari gjerman.
““Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, kishte thënë Scholz.
Kurti, në anën tjetër, pati deklaruar se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit” të negociatave me Serbinë.
Kryeministri kishte deklaruar Kosova është “proaktive dhe konstruktive” në dialog dhe se po bën propozime që janë në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Ne jemi të përkushtuar për të arritur rezultate konkrete shpejt dhe në bashkëpunim të plotë”, pati thënë Kurti në konferencën e përbashkët për media me kancelarin gjerman.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…