Ish-bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti parmes një postimi në Facebook, ka treguar një histori të luftës pas vrasjes së Zahir Pajazitit.
Ajeti, tregon kur ishin detyruar të largohet nga Kosova me disa bashkëluftëtar të tij, pasi ishin zbuluar dhe ishin të rrezikuar nga forcat serbe.
Ai tregon se pas një periudhe të shkurtër Ilir Konushevci futet në Kosovë dhe dërgon pak armatim, ku aty takohet me Rrustem Mustafën dhe Latif Gashin ku kanë folur edhe për aksionin që ishte kryer ndaj policisë serbe.
Mirë, pasi kthehet Ilir Konushevci në Shqipëri, Ajeti thotë se kanë biseduar edhe për atë aksion, e që Ilirit i kanë thënë se aksioni është kryer nga Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi, duke shtuar se aty e kishin gënjyer Ilirin.
Postimi i plotë:
Pas vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhes kur përfundoi aksioni nga Vllaznim Maqastena (Ximi), Xhevat Hyseni, Sheqir Bunjaku, Kujtim Raqi, Ilir Kunushefci, Shaip Haziri dhe unë ishim të detyruar ta lëshonim Kosovën, sepse ishim zbuluar, dhe ishim të rrezikuar nga forcat sërbe. Pas një periudhe të shkurtë kohore Ilir Kunushefci, nga Shqipëria futet në Kosovë dhe fut pak armatim. Takon Rrustem Mustafen, Latif Gashin dhe folën për gjendjen dhe strukurat e UÇK-së në ZOLL, dhe për aksionin që është kryer mbi policin.
Pasi kthehet në Shqipëri, Ilir Konushevci dhe ne padyshim që biseduam gjërë e gjatë dhe e pyeta si ishin shoket?. Në Podujevë emer për emer, për secilin dhe për aksionin që ishte kryer, ai më tha se është kryer nga Rrustemi, dhe një shokë që ishte angazhuar tani në UÇK, Latif Gashin. Sigurisht Ilirin, e paskan gënjyer këta genjeshtarë!