Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka shpalosur disa detaje të reja për humbjen tragjike të dy personave, nënë e bir pas vërshimeve të mëdha me të cilat u përballë qyteti.
Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivelit të lartë, teksa shtoi se nga po të njëjtit kuptoi edhe lajmin për vdekjen e fëmijës 5-vjeçar.
Me të marrë këto informacione, ajo tha se kishte telefonuar kunatën e nënës së 5-vjeçarit, e cila dhe ia konfirmoi rastin e rëndë.
“Ndodhi papritur, të reshurat e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë”
“Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtoriati i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu shtoi se të gjithë banorët e lagjës “2 Korriku” u angazhuan në orët e mesnatës për gjetjen e dy kufomave.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…