LAJME

Ish-bomberi i Fiorentinës që shënoi 300 gola përfundon duke punuar si murator

Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Christian Rigano, i cili njihet si një prej bomberave të Seria B dhe A, ka përfunduar duke punuar si murator.

Sulmuesi që luajti me fanellën vjollce nga viti 2002 deri në vitin 2005, edhe pse ka shënuar mbi 300 gola në 520 në futbollin italian, mbeti gjithmonë djali punëtor nga Lipari.

Tashmë që i është rikthyer punës së krahut, ai tregon se punonte gjithë ditën dhe në mbrëmje shkonte në stërvitje kur ishte i ri, derisa, një ditë, ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionit u realizua.

Isha në Taranto. Giovanni Galli më telefonoi, duke më kërkuar të shkoja te Fiorentina, e cila kishte përfunduar në C2 pas falimentimit të Ceçhi Gori. Në telefonatën e parë mendova se ishte një shaka”, ka zbuluar Rigano.

Pasi gazetarët e takuan rastësisht në një kantier ndërtimi në Firence, ku po ngrinte një mur guri në Ponte Veçhio mes temperaturave ekstremisht të larta, ai ka treguar si ndryshoi jeta pasi mbylli karrierën.

Ai është akoma një djalë trupmadh, por tani me rrobat e lyera me llaç dhe në duar mban një çekiç dhe daltë.

Po, jam unë Christian Riganò. Dy gjëra di të bëj në jetë, gola dhe mure. Kështu, pasi ndalova së luajturi, iu riktheva punës së muratorit. Më pëlqen dhe jam krenar për këtë që bëj”, është shprehur ai duke buzëqeshur.

Në një mur në Firence sakaq, ende shkruhet: “Zoti fal, Riga-jo!“.

 

Bomberi mendon për këtë dhe buzëqesh me krenari. Sot ai jeton në Campo di Marte dhe është një personazh shumë i dashur nga lagjja.

Dhoma e zhveshjes është gjëja që më mungon më shumë. Aty grindeshim dhe bënim shaka, është zemra e futbollit. Kam pasur nderin të luaj kundër Del Pieros, Batistutës, etj… Por unë jam i modës së vjetër. Më jepni një tokë dhe, me dy kolegë, mund të ndërtojmë një shtëpi”, thotë ai më tej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago