KRYESORE

Ish-gjyqtari i kushtetueses së Serbisë: Nuk lipset nënshkrimi i Vuçiqit, Marrëveshja dhe Aneksi janë ligjërisht të detyrueshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Zoran Ivoseviq, shprehet se Konventa e Vienës për kontratat ndërkombëtare thotë se të gjitha marrëveshjet janë ligjërisht të vlefshme pavarësisht se a janë të nënshkruara apo verbalisaht të pranuara, shkruan “Danas”.

Ivoseviq i tha agjencionit serb të lajmeve “Beta” se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me deklaratën e tij se “nuk kam nënshkruar asgjë” tregon se “ka bërë diçka që nuk është dashur të bëjë”.

“Neni 3 i Konventës së Vjenës mbi kontratat ndërkombëtare thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë konkluduar në formë të shkruar, nuk u afektohet vlera ligjore. Kjo do të thotë se marrëveshjet orale janë të vlefshme dhe ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë ai, duke komentuar deklarimet për mosnënshkrim të marrëveshjes në Ohër të shtunën.
Ivosheviq ka rikujtuar deklaratat e ndërmjetësve, Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është arritur dhe se kjo marrëveshje gjendet në tekstin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Tani është koha për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Vuçiq nuk e kundërshtoi këtë. Nëse zbatimi i referohet zbatimit të asaj që është rënë dakord, atëherë ajo që kanë thënë ndërmjetësuesit e udhëhequr nga Borrell është e saktë”, vlerësoi Ivosheviq, përcjell Insajderi.

“Vuçiq pretendon se asnjëherë nuk ka dhënë pëlqimin për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen reciproke. Megjithatë, Marrëveshja e pranuar reciprokisht thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Është e qartë se Vuçiq ka pranuar edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB me atë marrëveshje”, tha Ivosheviq.

Ai shtoi se fjalët e Vuçiqit nuk duhet besuar, sepse “nëse shkon në zbatim, atëherë konfirmon se është pajtuar me të gjitha pikat e marrëveshjes”. ;

“Vuçiq po mashtron edhe publikun edhe veten e tij. Ai ndoshta ka bërë disa hapa që nuk duhet t’i bënte, të cilat mund ta shqetësojnë tani. Po i bie vlerësimi dhe tani po përpiqet të dalë”, tha ish-gjyqtari.

Ivosheviq thekson se ekziston mundësia që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të anulohet ligjërisht.

“Nëse pala kosovare nuk e përmbush obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas marrëveshjes nga Marrëveshja e Brukselit, atëherë mund të diskutojmë seriozisht për ndërprerjen e asaj marrëveshjeje. Sipas Konventës së Vjenës për Traktatet Ndërkombëtare, neni 60 thotë se një kontratë ndërkombëtare mund të ndërpritet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve dhe më pas gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme”, shpjegoi Ivosheviq.

Ai ka shtuar se marrëveshja e Brukselit 2013 “ështtë jokushtetuese”, sepse qeveria në Serbi ishte pajtuar që Kosovës t’i dorëzojë të gjitha elementet e shtetësisë.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që Serbia ta anulojë Marrëveshjen e Brukselit”, përfundoi Zoran Ivosheviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago