KRYESORE

Ish-këshilltari i Trump pranon se ka planifikuar grusht shteti

Ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe ish-ambasadori i SHBA në OKB, John Bolton, ka pranuar se ka ndihmuar në planifikimin e grushteve të shtetit në vende të huaja.

Bolton e bëri deklaratën në CNN pas seancës dëgjimore në Kongres për ngjarjet e 6 janarit 2021, ku protestuesit u futën brenda godinës për të kundërshtuar certifikimin e Joe Biden në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Për ngjarjen, ish-Presidenti Trump akuzohet si nxitës i turmës.

Në intervistën për Jake Tapper, Bolton, tha se Trump nuk u tregua i zoti për të realizuar një grusht shteti. “Duke folur si dikush që ka ndihmuar në planifikimin e grushteve të shtetit, jo këtu, por në vende të tjera, duhet shumë punë. Dhe ai nuk e bëri këtë”, tha Bolton.

Tapper e pyeti Boltonin se për cilat grushte shteti e kishte fjalën. “Nuk do të jap detaje”, tha Bolton, para se të përmendte Venezuelën. “Nuk doli i suksesshëm. Jo se kishim shumë rol në të, por pashë çfarë duhet të bënte një opozitë për t’u përpjekur që të rrëzonte një president të zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe ata dështuan”, tha ai.

Në vitin 2019, si këshilltar i sigurisë kombëtare, Bolton doli në mbështetje të liderit të opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, i cili i kërkoi ushtrisë që ta mbështeste për të rrëzuar nga pushteti Presidentin Nicolas Maduro, duke pretenduar se fitorja e tij në zgjedhje ishte e paligjshme.

“Më duket se ka gjëra të tjera që nuk po më tregoni (përtej Venezuelës)”, e pyeti Tapper. “Jam i sigurt që po”, iu përgjigj Bolton.

Shtetet e Bashkuara janë kritikuar shpesh përgjatë viteve për ndërhyrjen në shtete të tjera, nga rrëzimi i Kryeministrit nacionalist iranian Mohammad Mosaddegh në vitin 1953, e deri te pushtimi i Irakut e Afganistanit. Por është shumë e pazakontë që një zyrtar amerikan të pranojë hapur rolin e tij në nxitjen e trazirave në shtete të huaja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago