Ish-kreu i NATO-s: Turqia, problemi i NATO-s. Nuk ka analogji mes invazioneve të SHBA dhe atij rus

Ish-kreu i forcave të NATO-s në Europë, James Stavridis ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Turqia është aktualisht pika kryesore e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në NATO:

“Në përgjithësi uniteti dhe bashkëpunimi i Perëndimit ka qenë për t’u shënuar. E vetmja pengesë është Turqia që vazhdon të zvarrisë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë…

Shpresoj që të mos arrihet në pikën kur Aleanca të jetë në thelb e detyruar të zgjedhë mes Turqisë dhe Suedisë dhe Finlandës. Nuk jemi ende në atë pikë dhe duhet të presim zgjedhjet e pranverës”

I pyetur mbi analogjinë mes invazionit rus të Ukrainës dhe invazioneve amerikane në 30 vjetët e fundit, Stavridis ka replikuar duke thënë se nuk ka një pikë takimi mes tyre:

“Rastet janë tërësisht të ndryshme. SHBA dhe NATO reaguan pasi u sulmuan nga terroristë me bazë në Afganistan. Invazioni i Irakut ishte një gabim i bazuar mbi informacione të rreme që kishte të bënte me armët bërthamore në atë vend.

Në rastin e Rusisë ky është thjesht një invasion pa një provokim të vetëm ushtarak udhëhequr nga dëshira e pushtimit të një vendi fqinj me burime të pasura”

Për t’u mbajtur shënim fraza se “invazioni i Irakut ishte një gabim”, një përshkrim ky që lë për të dëshiruar sa i përket kulturës amerikane në përgjithësi për jetën e njeriut.