POLITIKE

Telashe të reja për Biden, pas djalit, edhe i vëllai akuzohet për lidhje me kinezët

Vëllai i Joe Biden është akuzuar nga republikanët se ka lidhje me marrëdhëniet e dyshimta të djalit të presidentit amerikan, Hunter, me një kompani kineze.

Sipas dokumenteve të publikuara nga senatori Chuck Grassley, i cili është pjesë e komisionit të ligjeve në Kongresin amerikan, James Biden ka marrë një pagesë mujore prej 65 mijë dollarësh në vitin 2018, nga një grup konsultimi i lidhur me kinezët, për një total prej 780 mijë dollarësh. Paratë i janë dhënë kompanisë së James, “Lion Hall Group”.

Ndërkohë, e njëjta firmë, e cila ka lidhje me partinë komuniste kineze, ka paguar Hunter plot 100 mijë dollarë në muaj, po në vitin 2018, si dhe një bonus prej 500 mijë dollarësh.

Senatori Grassley i quajti shumë shqetësuese këto gjetje. “Kemi persona që mbajnë mbiemrin Biden, të cilët bëjnë marrëveshje me biznesmenë kinezë që kanë lidhje me Partinë Komuniste të Kinës”, tha ai për CBS.

Akuzat e reja vijnë dy vite pas dokumenteve të zbuluara në kompjuterin e djalit të Biden, Hunter. Disa prej këtyre dokumenteve, të publikuara nga mediat amerikane “New York Times” dhe “Washington Post”, treguan se familja Biden kishte marrë një shumë prej 5 milionë dollarësh nga kompania kineze e naftës CEFC, e lidhur me qeverinë e Pekinit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago