POLITIKE

Ish-rokeri tani bëhet emisar i kryepopit serb në Kosovë

Dikur aktor e kitarist në rock bend, e sot lider fetar.

Ky është rrugëtimi i njeriut që tani është emisar në Kosovë i patrikut serb Porfirije.

Në pozitën që është e para e këtillë, karshi asaj që e mban Peshkopi Teodosije, vikari Ilarion u emërua në ditën e fundit të seancës së majit të këshillit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai u bë murg në vitin 1996 në manastirin e Deçanit, ku u mor me pikturimin e ikonave. E në vitin 2013, u emërua igumen i Manastirit të Draganacit afër Gjilanit.

Ilarion, i lindur si Rastko Lupuloviq, më 15 prill 1974 në Beograd, kishte diplomuar për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Në karrierën e tij si aktor është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Zoran Radmiloviq” dhënë nga Pozorja e Sterijës në Novi Sad.

E deri në vitin 1991, ishte kitarist i grupit punk rock KKN.

Përveç gjuhës amtare, ai flet edhe shqip, anglisht, italisht e frëngjisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago