10 anije luftarake kanë patrulluar sot Karaburunin. Pak ditë më parë Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço zbuloi në ABC gjetjen e një pajisje të dyshimtë në jug të vendit, që ka alarmuar edhe ushtrinë.
Së fundmi i kontaktuar nga Abcnews.al, Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur edhe detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit. Sipas tij bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve.
Karamuço shpjegon se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të anijeve luftarake janë të NATO-s.
“Ka filluar që dje rikonjicioni i të gjithë zonës bregdetare. Nga gjiri i Vlorës deri poshtë në Sarandë. Janë një pjesë e anijeve të NATO-s një pjesë janë tonat.” tha Karamuço.
Dyshimet janë se ka edhe pajisje të tjera përveç asaj që është gjetur në Karaburun, ndaj ushtria ka nisur kontrollet nga ajri, toka dhe nga deti.
“Janë duke bërë rikonjicion nga deti nga ajri dhe nga toka për të gjetur pajisje të tjera. Dyshohet se ka të tjera. Është një pajisje fultifunskionale, përdoret për intereferencë të zërit, për përgjime, për bllokime të valëve ka shumë arsye.”
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…