Prokuroria e Frankfurtit ka akuzuar një ish-ushtarak gjerman të Forcave të Armatosura, se është përpjekur të organizojë një grusht shteti, në bashkëpunim me ekstremin e djathtë politik.
Ai është arrestuar më 28 shkurt 2021, së bashku me të vëllanë dhe babanë e tij, ku akuzat shtohen edhe për thyerje të ligjeve për armët, eksplozivët dhe mjetet e tjera luftarake.
Të tre kanë rezultuar se janë ekstremistë të djathtë, sipas raportimeve nga e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Në hetim, treshen e një gjaku, e çoi ish e fejuara e ushtarakut, e cila e akuzoi atë në vitin 2021, për ushtrim dhune.
Kontrolli i ushtruar ndaj tij më pas nga Policia gjermane, e ka thelluar hetimin dhe ka parë se ish-ushtaraku grumbullonte municione të rënda ushtarake dhe kishte të shkruar një manifest të ekstremit të djathtë, ku thelbi ishte “Si të marrim pushtetin në Gjermani”.
Mendohet se ai fillojë ta shkruajë manifestin në vitin 2016, gjatë kohës kur ishte ende adoleshent. Më pas, u fut në ushtri, ku edhe vijoi trajnimin e tij ushtarak deri në çastin e kapjes.
Në manifestin e tij ekstremist, flitej për organizimin e një lufte civile, për spastrim të hebrenjve dhe për një rend të ri kombëtar.
Ai ishte pjesë e ushtrisë kur e ka shkruar manifestin dhe mendohet se kishte gjasë të godiste nëse nuk parandalohej asokohe.