BREAKING NEWS

Ish-ushtari i batalionit “Atlantiku” porosi komandatit serb: Vrasës i ke dy alternativa; vetëvrasjen ose shpata drejtësisë

Publicisti dhe ish ushtari i batalionit “Atlantiku”, Uk Lushi, përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, ka reaguar ndaj Goran Radosavljeviçit të cilin e quan vrasës serbë, pasi ky i fundit ka dhënë një intervistë për REL.

Lushi thotë se njëjtë si ky kanë folur edhe kriminelët tjerë që i ka targetuar Amerika si Millosheviqi, Hysseini, Bin Ladeni dhe Noriega.

“Senati dhe Shtëpia e Bardhë do të përfshihen shumë shpejt në proces dhe mandej Guri dhe njerëzit e skuadrës së tij vrasëse do t’i kenë vetëm dy alternativa: 1) të vetëvriten ose 2) të shtrijnë qafën para dënimit të shpatës së drejtësisë”, ka thënë Lushi.

Më poshtë shkrimi i plotë:

“Nuk jam i shqetësuar”, paska deklaruar Goran Radosavljević- Guri për Radion Evropa e Lirë në lidhje me rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, me të cilën kërkohet të zgjidhet rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, të tre shtetas amerikanë.

“Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, paska shtuar ish-shefi i xhandarmërisë serbe Goran Radosavljević- Guri.

Por kështu si vrasësi serb Guri, pak a shumë, kanë folur edhe kriminelë të tjerë që i ka targetuar Amerika si p.sh. kryetari i Gurit Slobodan Milošević, Saddam Husseini, Osama Bin Ladeni apo Manuel Noriega. Dhe të të gjithë kanë përfunduar në duart e drejtësisë amerikane.

Goran Radosavljević- Guri dhe ndihmësit e tij e kanë vonuar goditjen e shpatës së drejtësisë (amerikane), por ajo do t’i gjejë dhe do t’i vendosë para gjykatësve nëse nuk përgjigjen.

Senati dhe Shtëpia e Bardhë do të përfshihen shumë shpejt në proces dhe mandej Guri dhe njerëzit e skuadrës së tij vrasëse do t’i kenë vetëm dy alternativa:

1) të vetëvriten

ose

2) të shtrijnë qafën para dënimit të shpatës së drejtësisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago