Në Sofje të Bullgarisë ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e NATO-s, ku në agjendën e kësaj mbledhje, e cila do të zgjasë për tre ditë rresht, është edhe Kosova.
Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar.
Në këtë ngjarje po qëndron një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa krahas tyre edhe një delegacion nga Serbia që në përbërje ka një ish-zyrtar të Republikës së Kosovës.
Goran Rakiq, që dikur drejtonte Listën Serbe, tashmë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.
Ai ka qenë nëpër shumë pozita kyçe në institucionet e Kosovës, nga zëvendëskryeministër, ministër e kryetar komune.
Ndërsa tash, Kosovën e quan “të ashtuquajtur” dhe “krahinë jugore të Serbisë”, ani se për shumë vite i ka shijuar të mirat e po të njëjtës, duke u betuar mbi ligjet e saj e duke e regjistruar partinë po sipas ligjeve të Kosovës. Ai po ashtu është paguar për shumë vite nga buxheti i po kësaj Kosove që për të sot është “e ashtuquajtur”.
Rakiqi, si pjesë e delegacionit të Serbisë në mbledhjen e AP të NATO-s në Sofje, ka kërkuar që Kosova të mos bëhet anëtare e asociuar e organizatës.
“Dua t’ju bëj të ditur se unë vij nga Kosova e Metohia, d.m.th. krahina jugore serbe. Siç e dini, 109 vende nuk e njohin të ashtuquajturën Kosovë, nga të cilat katër janë vende anëtare të NATO-s. Ajo që kërkojmë dhe na nevojitet, sidomos ne që jetojmë në atë zonë, është përmbushja e detyrimeve, d.m.th. të Marrëveshjes së arritur në Bruksel nga viti 2013. Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga ajo marrëveshje”, ka thënë Goran Rakiq në adresimin e tij para delegatëve të AP të NATO-s, të cilin edhe e ka shpërndarë në Facebook.
Në video, prapa tij shihen anëtarët e delegacionit të Kosovës, deputetët Xhavit Haliti dhe Driton Hyseni.
Në këtë mbledhje, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…