POLITIKE

Protestë e dështuar e serbëve në Jarinjë, 5 organizata mbledhin 20 persona

Një protestë, që është ftuar nga pesë organizata serbe, ka mbledhur rreth 20 persona në afërsi të pikës kufitare Jarinje në territorin serb, duke e bërë një protestë të dështuar.

Protesta ishte thirrur ne mbështetje te serbëve të Kosovës. Gjatë kohës qe këta persona janë mbledhur janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe parulla e flamuj me mesazhe nacionaliste serbe.

Policia serbe, që kishte lejuar mbajtjen e protestës, nuk i ka lejuar protestuesit të afrohen në pikën kufitare në Jarinje që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës.

Edhe Policia e Kosovës ka qenë në gatishmëri, ndërsa në afërsi të pikës kufitare kanë qenë edhe trupat e EULEX-it, ndërsa janë vënë re lëvizje më të shpeshta të mjeteve të KFOR-it në veri.

Pas përfundimit të protestës, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, e cila kishte kërkuar nga qytetarët të shmangeshin pikat kufitare me Serbinë për lëvizje, ka konfirmuar se situata është normalizuar dhe këto pikë kalime kufitare mund të shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago