LAJME

“Isha cak i Fatonit, nuk e vrau rusin”, avokati zbulon plagosjet e sulmin me mitraloz

Avokati Gaxmend Halilaj ka folur për përvojat e tij që i pati kur ishte zyrtar policor me Faton Hajrizin, i cili ishte i burgosur në Smrekonicë dhe ishte larguar nga aty, i njëjti thuhet se është vrarë nga policia serbe për shkak se kishte vrarë një polic të Serbisë.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, Halilaj ka theksuar se Hajrizi kishte bërë një mori krimesh, duke përmendur edhe rastet kur gjatë arratisjes së tij kishte gjuajtur me armë një mori të zyrtarëve policorë.

“Kemi qenë në detyrë në vitin 2007, kur është arratisur nga burgu i Dubravës, jashtë burgut atë e ka pritur armatim i madh, përfshirë edhe zolla. Data 10 shtator 2007, ai ka ardhë në Drenas e ka grabitur argjendarinë në 63 mijë euro vlerë ari. E ka plagosur me mitraloz pronarin, i cili ka vdekur, i ka plagosur dy zyrtarë policorë në Drenas, na ka gjuajtur të gjithëve me mitraloz”, ka thënë Halilaj.

Më tej, Halilaj ka thënë se Hajrizi nuk e kishte vrarë ushtarin rus, për të cilin ishte dënuar tetëvjet burgim.

“Çështja e rusit, ai nuk e ka vrarë se është rus, ai e ka vrarë sepse ia ka vjedhur armën. Atë nuk e ka gjuajtur hiç Faton Hajrizi, ai është gjuajtur nga një person tjetër dhe është plagosur nga një person tjetër, nuk dua të japë emër. Pastaj në përpjeke për ta quar qytetarët në spital ai ka vdekur. Ai vetëm ia ka vjedhur armën”, ka thënë Halilaj. /Klankosova.tv

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago