Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i motoçikletës ka mbetur i vdekur.
Viktima e këtij aksidenti është Arton Bytyqi nga Suhareka, kurse për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët në Facebook.
“Ishe shumë i mirë për këtë botë të hidhur, prandaj edhe zoti të mori pranë, një engjëll si ti se meritonte këtë fund, të përkujton me mall familja. Pushofsh i qet në Xhenet Arton”, ka shkruar një familjar i viktimës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka mbetur i vdekur. Nuk ka persona tjerë të lënduar. Shoferi i kamionetës është ndalu me urdhër të prokurorit”, ka thënë ai për Sinjalin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…