Ishin martuar këtë të dielë por dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë.
Olsjan Hajari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga Librazhdi dyshohet se janë vetëhelmuar e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.
Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi.