Firma e implanteve të trurit Neuralink, e drejtuar nga multimiliarderi Elon Musk, ka njoftuar se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, (FDA), për të nisur fazën e testimeve te njerëzit. Kompania synon me këtë teknologji të ndihmojë në rivendosjen e shikimit dhe lëvizshmërisë së njerëzve duke lidhur trurin me kompjuterët.
Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për t’u testuar te njerëzit. Megjithatë aplikimi i saj u refuzua në fillim të vitit 2022 dhe kompania po punonte lidhur me shqetësimet e agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.
“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, thuhet në një postim të kompanisë Neuralink.
Neuralink shpreson të përdorë mikroçipet e saj për të trajtuar kushte të tilla si paraliza dhe verbëria, si edhe për të ndihmuar disa njerëz me aftësi të kufizuara të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…