Regjimi Islamik po kryen mizori të papara në qytetet alevite duk vrarë dhe masakruar civil në stilin e kriminelit të luftës Mladiç.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) dokumentoi “ekzekutime masive në terren të burrave dhe të rinjve, pa asnjë dallim të qartë midis civilëve dhe luftëtarëve” në veriperëndim të Sirisë.
Luftimet filluan të enjten pasdite, kur militantët besnikë ndaj qeverisë së rrëzuar të Assadit zunë në pritë forcat siriane të sigurisë në një sulm të koordinuar në një zonë rurale të provincës Latakia, një ish-fortesë e udhëheqësit të rrëzuar, ku jetojnë shumë anëtarë të sektit islamik alavit në Siri.
🇸🇾 Blood Drenched Streets, Relentless Gunfire
HTS fighters of Al-Jolani unleash a storm of bullets, firing endlessly until their magazines run dry. Bodies lie scattered, lifeless, as blood pools on the ground. They watch the carnage with eerie satisfaction, breathing in the… pic.twitter.com/y419lADiSl
— Militant Tracker 🇶🇦 (@MilitantTracker) March 8, 2025
What happened in Syria is what comes of complacency.
We thought we won the war, we put our guard down , while AlQaeda cancer was growing and festering in Idlib.
Now they have spread and metastasised all over Syria and their head chopper in chief is the president . pic.twitter.com/ahUwIHSs7d
— Syrian Girl (@Partisangirl) March 8, 2025
Vonë të premten, presidenti i përkohshëm Ahmad al-Sharaa u bëri thirrje grupeve të armatosura të lidhura me ish-qeverinë të dorëzojnë armët “para se të jetë tepër vonë”, ndërsa u kërkoi atyre besnikë ndaj qeverisë së re të shmangin sulmet ndaj civilëve apo keqtrajtimin e të burgosurve, raporton theguardian.
Operacioni ushtarak në shkallë të gjerë është sfida më e madhe për qeverinë e re në Damask që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar, kur ish-grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) rrëzoi regjimin e Assadit.
SNHR raportoi se në al-Mukhtaria të Latakisë, rreth 40 civilë u ekzekutuan së bashku në një vend të vetëm.