Një sulm me thikë në Austri ka lënë të vdekur një adoleshent, ndërsa pesë persona të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në qendër të qytetit jugor të Karinthisë.
Autori i dyshuar i ngjarjes ishte një 23-vjeçar azilant me origjinë nga Siria, i cili, sipas autoriteteve, kishte motive islamike për sulmin. Edhe pse pa precedentë të mëparshëm penal, atij iu gjetën lidhje me grupin “Shteti Islamik” dhe dyshimet janë se ishte radikalizuar në internet brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ky është sulmi i tretë terrorist brenda muajit në Europë. Vetëm pak ditë më parë në Gjermani, një azilkërkues përplasi një turmë njerëzish, fatmirësisht pa viktima.
Ndërsa javën e kaluar, 11 persona mbetën të vdekur në Suedi për shkak të një tjetër sulmi për motive islamike në një shkollë
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…